KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Indonezi, përplaset avioni shpëton një fëmi
Indonezi, përplaset avioni shpëton një fëmij

Indonezi, përplaset avioni shpëton një fëmi

Një djalë 12-vjeçar është gjetur i gjallë nën rrënojat e një avioni të aksidentuar që vrau tetë persona në Indonezi. Sipas mediave lokale se djali është i vetëdijshëm. Ai u gjet nën rrënojat në një mal në afërsi të kufirit me Guinea e Re Papua mëngjesin e së dielës dhe është i vetmi i mbiejtuar nga aksidenti. Avioni “Pilatus” humbi kontaktin me qendrën e kontrollit të trafikut ajror të shtunën pasdite, pak para se të mbërrinte në aeroportin e Oksibilit. Ai kishte udhëtuar nga Tanah Merah, rreth 40 minuta fluturim në jug, në Oksibil në krahinën e Papua kur u rrëzua. Në avion ndodheshin nëntë persona, duke përfshirë dy anëtarë të ekuipazhit. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, fshatarët dëgjuan një zhurmë të pasuar nga një shpërthim.

Sicred