KRYEFAQJA » LAJME » India gati për rekord, do të hedhë 104 satelitë njëherësh
India gati për rekord, do të hedhë 104 satelitë njëherësh

India gati për rekord, do të hedhë 104 satelitë njëherësh

India po bëhet gati të shënojë një rekord të ri në e lundrimit hapësinor: të mërkurën me 15 shkurt 2017, nga baza e Andhra Pradesh, lëshon një raketë me 104 satelitë për t’i vendosur në orbitë, tre indianë dhe 101 nga vende të ndryshme që kanë blerë një udhëtim.

Do të lëshohen në një orbitë të ulët, rreth 500 kilometra lartësi: 92 shërbejnë për vëzhgim dhe hartografi. Përveç tre satelitëve indianë, të tjerët janë nga SHBA-ja, Gjermania, Izraeli, Kazakistani, Holanda, Zvicra dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Raketa hedhëse është një PSLV-C37 (Polar Satellite Launch Vehicle), më e çmuara e raketave indiane. Pesha e përgjithshme e hedhjes është 320 tonë, përfshirë 1.500 kilogramë të satelitëve indianë, 650 kilogramë Cartosat-2D e 30 kilogramë për dy satelitë INS-1A dhe INS-1B. Të gjithë të tjerët sëbashku peshojnë 820 kilogramë, nga të cilët 88 kanë peshë 5 kilogramë secili dhe janë për hartografi. Satelitët do të hidhen në orbitë sipas një skeme të saktë dhe të ndërlikuar, deri sa të përftohet vendosja e saktë e secilit dhe të shmangen përplasjet aksidentale.

Agjencia Hapësinore Indiane ka lëshuar 20 satelitë njëherësh me 22 qershor të vitit të shkuar, por kjo lë pas të gjitha hedhjet e mëparshme: 29 satelitët e hedhur nga NASA në vitin 2013 dhe 37 të hedhur nga raketa ruse në vitin 2014.

Sicred