KRYEFAQJA » LAJME » Bota » India do të dërgojë astronautë në hapsirë

India do të dërgojë astronautë në hapsirë

India do të dërgojë flamurin indian në Gjithësi deri më 2022, ka deklaruar kryeministri, Narendra Modi. “India do të dërgojë në Gjithësi, një burrë ose grua deri më 2022, apo më herët nëse është e mundur” dhe astronauti do të “bart flamurin kombëtar”, ka thënë Modi në një fjalim në Nju Delhi për të shënuar Ditën e Pavarësisë së Indisë. Kryeministri ka thënë se India do të jetë shteti i katërt, pas Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, astronautët e së cilës do të drejtojnë udhëtimin drejt Gjithësisë. Në rritje e sipër të rivalitetit me Kinën, India ka investuar tejet shumë në programin hapësinor në dekadën e fundit. Organizata Indiane për Kërkime Hapësinore ka njoftuar javën e kaluar se po planifikon të nisë një mision pa njerëz drejt Hënës në janar të vitit 2019. India ka nisur një mision në Hënë më 2008, një tjetër në Mars më 2013, i cili ende po vazhdon kërkimet, ndersa më 2017 ka nisur një numër rekord prej 104 satelitësh në vetëm një leshim.

Sicred