KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Indi, tragjedi në një sallë dasmash

Indi, tragjedi në një sallë dasmash

Si pasojë e shembjes së murit të një salle dasmash në jug të Indisë, të paktën 22 persona kanë mbetur të vdekur. Prokurori i rajonit Raxhastan, tha se të ftuarit kanë vrapuar për t’u futur brenda pas fillimit të një stuhie rëre dhe ndërkohë një mur 3.5 metra i lartë u shemb mbi ta. Të paktën 22 persona që mbetën poshtë murit humbën jetën, ndërsa 26 të tjerë u plagosën. Zyrtare të policisë thanë se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe numri i viktimave mund të rritet. Si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike në zonë, puna për të nxjerrë të bllokuarit poshtë murit të shembur ishte e vështirë.

Sicred