KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Indi, stuhitë e rërës sjellin 77 viktima

Indi, stuhitë e rërës sjellin 77 viktima

Të paktën 77 persona kanë humbur jetën dhe 143 të tjerë janë plagosur si pasojë e stuhive të rërës në veri të Indisë, njoftuan autoritetet indiane. “Shtetet Uttar Pradesh dhe Rajasthan kanë qenë më të prekurat me respektivisht 46 dhe 31 të vdekur të regjistruar”, sipas zyrtarëve të autoriteteve për menaxhimin e katastrofave të këtyre dy shteteve. Shkaku për pjesën më të madhe të të vdekurve ka qenë rrëzimi i pemëve apo mureve si pasojë e erërave të forta.

Sicred