KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Indi: Smogu vdekjeprurës kthehet në Delhi

Indi: Smogu vdekjeprurës kthehet në Delhi

Ndotja e ajrit në kryeqytetin indian është rritur në nivele të rrezikshme pas fishekzjarreve që u ndezën për të festuar Diwali-n, pavarësisht një ndalimi nga gjykata. Banorët u zgjuan të enjten me qytetin e mbuluar nga një mjegull toksike. Gjykata e Lartë kishte kufizuar afatin kohor për vendosjen e fishekzjarreve në vetëm dy orë natën, por urdhri u kundërshtua hapur. Diwali, festivali më i rëndësishëm Hindu në pjesën veriore të Indisë, feston fitoren e së mirës mbi të keqen. Sipas njoftimeve, nivelet e grimcave të vogla që hyjnë thellë në mushkëri arrijnë deri në 999 mikrogramë për metër kub në disa zona të kryeqyteti. Muajin e kaluar, Gjykata Supreme tha se donte të provonte nëse ndalimi i fishekzjarreve do të bënte ndryshime në cilësinë e ajrit të Delhi, renditur ndër më të këqijtë në botë.Por përkundër kufizimeve dhe afatit dy orësh në natën e festivalit, banorët e Delhi vazhduan të djegin fishekzjarre deri vonë. Njerëzit iu drejtuan mediave sociale për të shprehur zhgënjimin e tyre ndaj banorëve, të cilët injoruan urdhrat e gjykatës.

Sicred