KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Indi, situatë e vështirë në Keral nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut
Indi, situatë e vështirë në Keral nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

Indi, situatë e vështirë në Keral nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

Rreth 22.000 persona të bllokuar si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga shirat monsun, që goditën shtetin federal indian Keral, janë shpëtuar. Reshjet e rrëmbyeshme shkaktuan daljen e lumenjve duke dëmtuar infrastrukturën rrugore, ndërsa banorët e Keral-it, me helikopterë dhe varka u shpëtuan nga mbrojtja civile, peshkatarët dhe ushtarët, lajmëron BBC. Njerëzve të prekur u janë siguruar ndihma në formë ushqimi dhe nevoja të tjera. Kryeministri i Kerala-s, Pinarayi Vijayan, tha se rreth 5.645 qendra pritëse kanë strehuar 725.000 njerëz. “Hindustan Times” lajmëroi se nga 8 gushti në Kerala si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme kanë humbur jetën rreth 240 persona dhe 370 që nga qershori, kur filloi sezoni i reshjeve monsune. Në shtatë shtete indiane gjatë sezonit të monsunit këtë vit vdiqën më shumë se 1.000 njerëz.

Sicred