KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Indi; Shpallet fajtor guruja, shpërthejnë trazirat
Indi, Shpallet fajtor guruja, shpërthejnë trazirat

Indi; Shpallet fajtor guruja, shpërthejnë trazirat

Pesë persona humbën jetën gjatë trazirave që pasuan vendimin e gjykatës indiane së Pançkulas për të shpallur fajtor për përdhunim një prej guruve më të ndjekur në Indi. Pesë viktimat e shënuara sot raportohen të jenë ndjekës së Gurmet Ram Rahim Sing, masa e dënimit për të cilin pritet të jepet të hënën e ardhshme. Në Pançkula, ku Sing u përball me gjykatën, raportohen vandalizma, ndërsa u është vënë zjarri të paktën dy stacioneve të trenit. Më shumë se 200 mijë ndjekës së gurusë mësynë në qytet para se ai të paraqitej në sallën e gjyqit, ndërkohë që kanë djegur furgonat e televizioneve, si dhe shkatërruar makinat që gjetën përpara. Mijëra trupa paraushtarake, policore dhe ushtarake kanë zbarkuar në qyett, ku janë përdorur bombula me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën dhe rivënë qetësinë.

Sicred