KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Indi, rritet numri i viktimave nga stuhitë e rërës
Indi, 61 viktima nga stuhitë e erës

Indi, rritet numri i viktimave nga stuhitë e rërës

Të paktën 125 persona kanë humbur jetën në Indi si pasojë e e stuhive të rërës që kanë goditur vendin, ndërsa zyrtarët i frikësohen përkeqësimit të motit. Erërat e fuqishme dhe vetëtimat kanë shkatërruar fshatra të tërë, rrëzuar murë dhe kanë lënë të plagosur shumë persona këtë javë. Një zëdhënës i qeverisë indiane tha se shifra e viktimave është më e larta e shkaktuar prej stuhive në këto 20 vjetë. Ndërkohë zyrtarët kanë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rriten në ditët në vazhdim. Shumica e viktimave ishin duke fjetur kur shtëpitë e tyre janë rrëzuar nga era e fortë dhe goditja e vetëtimave.

Sicred