KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Indi: Rekord botëror në fushën e teknologjisë hapësinore

Indi: Rekord botëror në fushën e teknologjisë hapësinore

India shënoi një rekord botëror duke nisur me sukses në orbitë 104 satelitë me një hedhje të vetme e duke thyer rekordin e mëparshëm prej 37 satelitësh të lëshuar nga Rusia në vitin 2014. Nisja u krye nga qendra hapësinore Sriharikota në Indinë lindore, duke treguar se India po shfaqet si lojtari më i madh në fushën hapësinore. Zyrtarët e projektit e cilësuan lëshimin e satelitëve si ditë historike për Indinë. Nga 104 satelitët e vegjël me peshë 10 kg secili të lëshuar në orbitë, 96 prej tyre u përkasin Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa Izraeli, Kazakistani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Zvicra dhe Holanda janë pjesëmarrëset e tjera. Satelitët do të përdoren për qëllime civile, komunikacionin, motin e studime shkencore.

Sicred