KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Indi, “Jet Airways” del nga pista, plagosen 15 pasagjerë
Indi, “Jet Airways” del nga pista, plagosen 15 pasagjerë

Indi, “Jet Airways” del nga pista, plagosen 15 pasagjerë

15 pasagjerë pësuan plagë të lehta pasi një avion me 154 njerëz në bord doli nga pista në aeroportin Dabolim, në provincën indiane Goa. Incidenti i frikshëm ndodhi ndërsa avioni i kompanisë “Jet Airways” po nisej nga Dabolimi. Autoritetet lokale thanë se avioni rrëshqiti mbi pistë dhe u rrotullua 360 gradë, para se të përfundonte në barin pranë pistës për shkak të një defekti teknik. Ky i fundit nuk është sqaruar në detaje, ndërsa autoritetet e aviacionit në vend kanë nisur hetimet. Pasagjerët e avionit treguan më pas përvojën e tyre të frikshme dhe thanë se ndërsa avioni merrte shpejtësi në pistë, ishte e qartë se nuk po ngrihej dot, por rrëshqiti jashtë saj. Sikur të mos mjaftonte kjo, paniku shpërtheu kur në kabinë hyri tym dhe pasagjerët nisën të shkelnin njëri-tjetrin për të dalë sa më shpejt nga mjeti fluturues. Ky ishte edhe momenti i plagosjes së disa prej pasagjerëve që nuk u lënduan nga dalja e avionit jashtë pistës, por nga bashkëudhëtarët e tyre të frikësuar.

Sicred