KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Indi: Humbin jetën 7 persona nga përmbytjet
Të paktën 164 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve që kanë goditur shteti jugor të Keralas në Indi. Ekipeve të kërkim-shpëtimit u është dashur që të përballen me shirat e dendura për të shëptuar banorët e atij shtetit. Rreth 223 mijë banorë kanë mbetur pa shtëpi. Qeveria lokale bëri të ditur se shumë prej personave që humbën jetën u goditën dhe shtypën nga rrënojat dhe materialet inerte të shkaktuara nga rrëshqitjet e dherave. E ndërsa priten më shumë shira, aeroporti kryesor i shtetit do të qëndrojë i mbyllur deri në datën 26 gusht.

Indi: Humbin jetën 7 persona nga përmbytjet

Të paktët pesë persona, mes të cilëve edhe dy foshje, kanë humbur jetën në përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në Mumbai. Rrugët u përmbytën nga ujëra, fluturimet u anulluan dhe shërbimet e trenave u pezulluan në kryeqytetin financiar të Indisë, duke bllokuar dhjetra mijëra njerëz nga aktivitetet e tyre. Për momentin situata duket se po kthehet në normalitet, megjithatë, shkollat dhe zyrat do të qëndrojnë të mbyllura këtë të mërkurë. Shirat e Mumbait pasojnë përmbytjet shkatërruese me të cilat u përball Azia Jugore, ku të paktën 1200 persona humbën jetën. Të paktën 500 të vdekur u raportuan në shtetin verior indian të Bihar-it. Rreth 16 milionë persona janë prekur nga kjo situatë në Azinë Jugore. Dhjetra mijëra janë zhvendosur nga banesat e tyre.

Sicred