KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Indi, flakët e zjarrit përfshijnë një hotel, të paktën 17 viktima

Indi, flakët e zjarrit përfshijnë një hotel, të paktën 17 viktima

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën nga zjarri në një hotel në pjesën perëndimore të kryeqytetit indian Nju Dehli. Zëdhënësi i policisë, Mandeep Singh Randhaëa, tha se së paku katër të tjerë janë plagosur nga zjarri në hotelin Arpit Palace. Shërbimi i zjarrfikësve iu përgjigj incidentit, ndërsa shpëtoi 35 vetë nga ndërtesa pesëkatëshe, megjithatë dyshohet se mund të ketë ende viktima në rrënoja. Mes të vdekurve është një fëmijë dhe një grua që u hodh nga lartësia për t’i shpëtuar flakëve. Autoritetet po vazhojnë të hetojnë shkakun e zjarrit por dyshohet se shkaktar është bërë një qark i shkurtër elektrik. Zjarret ndodhin shpesh në Indi për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë dhe moszbatimit të rregullave.

Sicred