KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Indi, bie autobusi në humnerë, 44 të vdekur

Indi, bie autobusi në humnerë, 44 të vdekur

Një aksident i rëndë në Indi i ka kushtuar jetën 44 personave. Një autobus ra në greminë në shtetin Himalajan Utarakand, në veri të Indisë dhe 44 perosna humben jetën, ndërsa të tjerë janë palgosur. Lajmi është bërë i ditur nga policia lokale. “Të paktën 44 persona kanë vdekur në këtë aksident”, deklaroi Deepesh Chandra Kala, përgjegjësi lokal për menaxhimin e katastrofave. “Të paktë tre persona janë të plagosur. Puna e forcave të shpëtimit vazhdon”, theksoi ai. “Shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, në një luginë të thellë. Për shkak të forcës së përplasjes, mjeti është ndarë në dy pjesë dhe ndodhet aktualisht pranë një përroi në fund të luginës”, njoftoi Deepesh Chandra Kala.

Sicred