KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Indi: Aksidenti rrugor i’u merr jetën 15 nxënësve

Indi: Aksidenti rrugor i’u merr jetën 15 nxënësve

Të paktën 15 fëmijë gjetën vdekjen dhe mbi 40 të tjerë u plagosën pasi një autobus shkolle u përplas me një kamion në shtetin verior Utar Pradesh të Indisë. Përplasja ishte ballore dhe mendohet se ka ndodhur për shkak të mjegullës së dendur në rajon. 14 nga nxënësit e plagosurit janë në gjendje kritike. Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, tha se ndjen dhimbje për aksidentin tragjik. Për shkak të motit tepër të ftohtë, India ka mbyllur shkollat këtë javë. Kanë nisur hetimet sepse shkolla së cilës i përkiste autobusi i aksidentuar nuk e ka respektuar urdhrin e Ministrisë së Arsimit. Aksidentet rrugore janë tepër të shpeshta në Indi. Vitin e shkuar humbën jetën në aksidente të tilla, 150 mijë njerëz, ose 400 persona çdo ditë.

 

Sicred