KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Indi, 164 persona humbin jetën nga përmbytjet

Indi, 164 persona humbin jetën nga përmbytjet

Të paktën 164 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve që kanë goditur shteti jugor të Keralas në Indi. Ekipeve të kërkim-shpëtimit u është dashur që të përballen me shirat e dendura për të shëptuar banorët e atij shtetit. Rreth 223 mijë banorë kanë mbetur pa shtëpi. Qeveria lokale bëri të ditur se shumë prej personave që humbën jetën u goditën dhe shtypën nga rrënojat dhe materialet inerte të shkaktuara nga rrëshqitjet e dherave. E ndërsa priten më shumë shira, aeroporti kryesor i shtetit do të qëndrojë i mbyllur deri në datën 26 gusht.

Sicred