KRYEFAQJA » LAJME » Incidenti në Ambasadën Amerikane në Tiranë
Statusi i Jeruzalemit, Ambasada e SHBA: Ne do të vazhdojmë të punojmë për paqen!

Incidenti në Ambasadën Amerikane në Tiranë

Siguria e Ambasadës amerikane në Tiranë është vënë në alarm mesditën e kësaj të premteje pas dyshimeve të një sasie eksplozivi të vendosur pranë hyrjes dytësore të selisë diplomatike. Policia rrethoi zonën dhe krijoi një perimetër sigurie për më shumë se 1 orë, deri në mbërritjen e forcave xheniere të cilët kryen shpërthimin e kontrolluar. Ky shpërthim tregoi se alarmi ishte fals. Personi që ka braktisur valixhen është fiksuar nga kamerat e sigurisë dhe mësohet se është një 28-vjeçar i identifikuar nga policia dhe i shpallur në kërkim. Kjo ngjarje vjen pas deklaratave të bujshme të ambasadorit amerikan Donald Lu se në Shqipëri veprojnë disa klane mafioze të cilat nuk preken nga organet ligjsbatuese. Por kjo ngjarje gjithahstu ngre hipotezën e testimit të reagimit policor pranë një godine të rëndësishme si Ambasada amerikane nisur edhe nga mënyra e hapur e veprimeve të të riut që braktisi valixhen edhe pse e gjithë zona monitorohet nga kamera sigurie të Ambasadës Amerikane por edhe bizneseve përreth.

Sicred