KRYEFAQJA » LAJME » Incidenti i Elbasanit, policia ende nuk ka ndaluar autorin kryesor
Incidenti i Elbasanit, policia ende nuk ka ndaluar autorin kryesor

Incidenti i Elbasanit, policia ende nuk ka ndaluar autorin kryesor

Ledjo Zabeli dhe Vladimir Dedja dy personat e lënë në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, vazhdojnë të mohojnë se kanë dijeni për personat e përfshirë në incidentin e përplasjes së zëvendës Drejtorit të Policisë në Elbasan.
Personi që drejtonte Audin ende nuk është kapur nga policia, ndërsa të premten dolën në gjykatë për masën e sigurisë, 3 personat e arrestuar mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Nga këta vetëm Kelmend Xhaferri ka lënë qelinë dhe do të gjykohet me masën “arrest shtëpie”. Ai, ishte personi që drejtonte makinën luksoze Ranger Rover me targa AA 040 OJ me vlerë 100.000 Euro, bllokimi i së cilës u bë shkas për përplasjen me policinë. Xhaferri deri tani akuzohet vetëm per pushke sportive pa leje, pasi nuk ka prova qe e fajesonte për incidentin me policinë mbrëmjen e së hënës. Me kërkesë të prokurorisë, gjykatesit vendosën masën “arrest në burg” për Ledio Zabelin, i dyshuar për “prodhim e shitje të narkotikëve”. Ai ishte pasagjer në Ranger Roger natën e incidentit. Ndaj tij nuk ka akuzë apo vepër penale në lidhje me incidentin, por u mbajt në burg pasi në banese iu gjet një sasi e vogël hashashi.
Po me masën e sigurise arrest me burg u la dhe Valmir Dedja, roja e tregut ushqimor ne Elbasan. Ai akuzohet për kundërshtimin e urdhrit të policisë, pasi nuk pranoi të hapte portat e tregut, teksa policia kërkonte për personin e dyshuar që goditi policinë.
Ky incident solli edhe super operacionin policor me përfshirjen edhe të RENEA-s në rrugët dhe lagjet e qytetit të Elbasanit. Gjatë aksionit u shoqëruan 27 persona, por burime thanë se të gjithë këta u lanë të lirë nga policia.

 

 

Sicred