KRYEFAQJA » LAJME » Përkujtohet “Incidenti” i bombës në Ambasadën Sovjetike në Tiranë

Përkujtohet “Incidenti” i bombës në Ambasadën Sovjetike në Tiranë

Një nga historitë më unike të regjimit komunist, ajo e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve shqiptarë në vitin 1951 është përkujtuar sërish. Familjarët e tyre ishin sot në vendin ku 67 vite më parë të dashurit e tyre u çuan të lidhur dhe u pushkatuan. “Ky përroi këtu është gjithë eshtra” thotë Osman Kaceli i cili ka ardhur të kujtojë të atin e tij.

Ndoshta territori pranë Urës së Beshirit në Tiranë mund të jetë një varrezë e madhe ku regjimi komunist çonte dhe pushkatonte kundërshtarët. “Sollën një varrmihës një ditë e hasën eshtra, gjetën gjymtyrë si fillim, këmbë e duar. Më pas, avash avash me lopatë, i gjetëm të gjithë grup të lidhur me tel me gjemba, eshtrat e personave të pushkatuar në atë kohë” tregon një banor i zonës i cili kujton vitin 1993 kur eshtrat u nxorrën për herë të parë.

Ina Kasimati, një nga trashëgimtaret e Sabiha Kasimatit, të vetmes femër të pushkatuar me grupin e 22 intelektualëve ka një mesazh. “Sot është një ditë apëeli për të gjithë pushtetet, ligjvënësin, ku ka familjarë të të gjithë personave. Ka kërkesa edhe për pushtetin qëndror, vendor, për ti kthyer këto vende ekzekutimi në vende të memories historike.”

I njohur si “Incidenti” i bombës që u hodh në Ambasadën Sovjetike në Tiranë, më 19 shkurt 1951, në kohën kur regjimi komunist i Enver Hoxhës ishte në kulmin e miqësisë me Stalinin, konsiderohet si një shembull kuptimplotë i politikës së terrorit, që komunistët shqiptarë kishin nisur gjatë Luftës së Dytë botërore. Kaq vite më pas ngjarja që në atë kohë tronditi Tiranën e të gjithë Shqipërinë konsiderohet si një sajesë e shërbimeve të fshehta. Ngjarja duket se u zbardh që në ditët e para të ardhjes së pluralizmit ku gjykata shqiptare e asaj kohe i shpalli intelektualët të pafajshëm dhe procesin gjyqësor si unikal në llojin e tij, si krim kundër njerëzimit.

Sicred