KRYEFAQJA » LAJME » Incidentet zgjedhore, ministri Demiraj kërkon shkarkimin e tre shefave të policisë
Ministri Demiraj: Të thellohen operacionet antidrogë

Incidentet zgjedhore, ministri Demiraj kërkon shkarkimin e tre shefave të policisë

Ministri i brendshëm, Dritan Demiraj, ka kërkuar të hënën shkarkimin e tre shefave të komisariateve të policisë në rajonet ku ditët e fundit kanë ndodhur incidente gjatë fushatës zgjedhore. Në një intervistë për Zërin e Amerikës zoti Demiraj tha gjitshtu se se ata kanë treguar në këto ditë të fushatës se janë të anshëm dhe mbështesin forca të vecanta politike. Ministri i brendshëm tha se bashkëpunimi i policisë me prokurorinë në zbardhjen e incidenteve ka qenë shumë i mirë. Të dy institucionet i kanë ftuar qytetarët të denoncojnë çdo përpjekje për manipulim të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Sicred