KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Incident në Shtëpinë e Bardhë

Incident në Shtëpinë e Bardhë

Një automjet është përplasur me barrierat e jashtme të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa një femër është ndaluar nga shërbimet sekrete amerikane. Drejtuesja e mjetit, një femër e paidentifikuar, është çuar menjëherë në paraburgim për t’u marrë në pyetje. Mjeti i saj, gjithsesi, nuk e theu barrierën e sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, prandaj asnjë zyrtar nuk ka mbetur i plagosur. Shërbimet sekrete shtuan se nuk është dëgjuar asnjë e shtënë. Presidenti Trump ndodhej brenda selisë së tij në momentin e incidentit, duke u takuar me kryeministrin e Australisë. Pamjet e një automjeti të vogël e të bardhë, Chevrolet, me një targë të shtetit të Tennessee, janë publikuar nëpër medie të ndryshme, duke treguar edhe thyerjen e xhamit të pasëm të tij. Shtëpia e Bardhë u vendos për pak kohë në “shtetrrethim”, ndërsa zyrtarët e sigurisë në gatishmëri maksimale. Kjo nuk është hera e parë e incidenteve me sigurinë në Shtëpinë e Bardhë gjatë viteve të fundit. Në mars të vitit 2017, një person i armatosur me një sprajt kaloi më shumë se 16 minuta brenda territorit të Shtëpisë së Bardhë pasi kapërceu gardhin.

Sicred