KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Inceneratorët, PD kërkon seancë urgjente në parlament
Inceneratorët, polemika në parlament

Inceneratorët, PD kërkon seancë urgjente në parlament

Procesi i dhënies me koncesion nga qeveria për inceneratorët në Elbasan, Fier dhe Tiranë, është bërë shkak që PD në opozitë të kërkojë një interpelancë urgjente në Kuvend me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknurin. Kryetari i Grupit të PD, Edmond Spaho i ka dërguar një shkresë Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku i kërkon që interpalca të përfshihet në rendin e ditës në datën 14 shkurt. Në kërkesën e PD shkruhet se muajt e fundit, PD, mediat dhe pjesëtarë të shoqërisë civile kanë bërë publike një sërë dokumentesh që ngrenë hije dyshimi mbi koncesionet e dhëna nga qeveria për 3 inceneratorët. Mënyra se si janë zhvilluar proceset e tenderimit dhe dhënies së koncesioneve si dhe lidhjet e kompanive fituese, ngrenë hije të mëdha dyshimi për ligjshmërinë dhe menaxhimin e tyre dhe lidhjen me politikën e qeverinë, shkruhet në këtë kërkesë. Sakaq, vijon kërkesa e PD, njëra prej kompanive që ka fituar koncesionin e inceneratorëve është e regjistruar në Parajsat Fiskale të Vendeve të Ulëta (Holandës) duke shtuar edhe më dyshimin për një aferë korruptive që do të ketë pasoja të rënda jo veç në financat e buxhetit të shtetit, por edhe në shëndetin e shqiptarëve shkruhet në kërkesën e bërë nga PD për interpelancë me ministrin Gjiknuri.

Sicred