KRYEFAQJA » LAJME » Inagurohet segmenti i parë i bulevardit të ri

Inagurohet segmenti i parë i bulevardit të ri

Është inaguruar në një ceremoni të veçantë segmenti i parë prej 450 metrash i bulevardit të ri të Tiranës, me korsi për makina dhe biçikleta por dhe hapësira të mjaftueshme për këmbësorët. Kryebashkiaku i kryeqytetit, Erion Veliaj, bëri të ditur se kjo vepër mbaron e tëra në fund të vitit të ardhshëm. Në fjalën e mbajtur në ceremoni, ai u shpreh se projektet e mëdha që po tranformojnë Tiranën janë falë bashkëpunimit dhe mbështetjes së qeverisë që drejtohet nga Kryeministrit Rama. “Pas sheshit skenderbej që ishte plot, pas pazarit të ri, pas parkut olimpik, pas këndit të lojrave te liqeni, me 50 blloqe banimi të sistemuara çdo ditë, dhe falë Edi Rames do të bëjmë edhe më shumë punë nga dita e dielë. Janë projekte që injektojnë besim për Tiranën tonë, e rikthejnë qytetin në punë dhe forcojnë komunitetin”. Ndërsa për kryeministrin Rama, kjo vepër dhe transformimi i Tiranës nga kryebashkiaku Veliaj janë provat më të mira që tregojnë se ia vlen të votosh dhe se politikanët nuk janë të gjithë njësoj. “Të gjithë ata që thonë se nuk ia vlen të votosh, duhet të hapin sytë. Është bërë modë nga top-modelet e kazanit që politikanët janë të gjithë njëlloj. Politika nuk ka lindur për të bërë keq, ka lindur për t’u dhënë njerëzve mundësi që së bashku për të bërë të mundura gjëra që vetëm nuk i bëjnë dot”. Kryeministri u kërkoi kryeqytetasve të votojnë partinë që ai drejton, në mënyrë që te vijojnë transformimet që po përjeton Tirana dhe gjithë shqipëria. “Po ju them, na jepni fuqinë të vazhdojmë më tutje se po luajtët me votën sështë çudi që bulevardi të mos vazhdoje dhe Luli është shalqi me provë. E keni provuar njëherë. Lali Erin këtu e keni, por do e keni me ngushëllime por jo për projekte të mëdha, nëse në 25 qershor nuk votoni si kryeqytetas, si tironsa, si tropojane të ardhur këtu, si të tjerë nga të gjithë anët e shqipërisë, keni përgjegjësi për kryeqytetin”.

Sicred