KRYEFAQJA » LAJME » Inagurohet parkimin nëntokësor tek “Sheshi Skënderbej”
Inagurohet parkimin nëntokësor tek "Sheshi Skënderbej"

Inagurohet parkimin nëntokësor tek “Sheshi Skënderbej”

Pak orë nga inagurimi madhështor i “Sheshit Skënderbej” në Tiranë, Bashkia e Tiranës ka inaguruar edhe parkimin nëntokësor. Ai ka rreth 340 vende dhe sikurse u shpreh kreu i bashkisë Erion Veliaj, do të shërbejë “Për këdo që ka punë te Banka e Shqipërisë, te Muzeu Kombëtar, te Opera, te Pallati i Kulturës, te Biblioteka Kombëtare, te Bashkia e Tiranës dhe kompleksi i ministrive, nga Ministria e Brendshme, e Ekonomisë, e Bujqësisë, e Energjetikës”. “Ju del më mirë sikur të parkojnë nëntokë dhe pastaj në këmbë të aksesojnë të gjithë kompleksin e zyrave publike gjatë orëve të punës” tha zoti Veliaj. Parkimi i makinave do të kushtojë 10 lekë në orë. Në është instaluar edhe një sistem i posaçëm për karikimin e automjeteve që funksionojnë me motorra elektrike me bateri. energji elektrike. “Banorët e njësisë 9 dhe 10 do të marrin kartën e rezidentit. Vetëm ata do të mund të parkojnë në lagjet e tyre. Të gjithë të tjerët edhe ne që punojmë në Bashki apo kushdo tjetër që vjen nga rrethet, do të përdorin parkimin nëntokësor” spjegoi sërish Zoti Veliaj funksionimin e parkingut nëntokësor por edhe parkingjet rreth “Sheshit Skënderbej”.

Sicred