KRYEFAQJA » LAJME » Inagurohet kisha në Gjirokaster me rastin e festes së Shën Mërisë

Inagurohet kisha në Gjirokaster me rastin e festes së Shën Mërisë

Në ditën e festës së Shën Mërisë, në fshatin Këllëz, të rrethit të Gjirokastrës u zhvillua ceremonia e inagurimit të kishës së porsarestauruar të këtij fshati. Rihapja e kishës për besimtarët u mundësua nëpërmjet kontributit financiar të familjes Berxholi. “Babai im profesori dhe studiuesi i njohur, Arqile Berxholi, bëri të mundur restaurimin e kishës si simbolikë të mirënjohjes për fshatin e lindjes”, shprehet, Aida Bërxholi. “Rikonstruksioni që i është bërë edhe së brendshmi edhe pajisja dhe kthimi i saj në objekt kulti është një kontribut i vogël shpirtëror më shumë që familja ka dashur të japi për fshatin e origjinës sepse rëndësia si objekt, si pikë takimi e këtij fshati të vogël është shumë domethënëse” tha Aida Bërxholi, përfaqësuese e familjes Bërxholi. Banorët dhe besimtarët e zonës së Këllëzit shprehën mirënjohjen për kontributin e dhënë nga familja Bërxholi për restaurimin e kishës. “ Pas viteve 90-të megjithë rihapjen e objekteve të kultit në vendin tonë në këtë kishë nuk kryheshin shërbesat fetare si shkak i dëmtimit të saj. Nisma e familjes Berxholi mundësoi restaurimin e plotë të kishës”, shprehen banorët e këllëzit. Ky është objekti i dytë i kultit që familja Bërxholi restauron në zonën e Lunxhërisë.

Sicred