KRYEFAQJA » LAJME » Inagurohet Impianti i Pastrimit në grykëderdhjen e lumit Shkumbin

Inagurohet Impianti i Pastrimit në grykëderdhjen e lumit Shkumbin

Në një prej grykëderdhjeve më të ndotura të lumenjëve të vendit, atë të Shkumbinit tashmë nuk do të ketë më mbetje. Për herë të parë në këtë zonë është ndërtuar dhe inaguruar Impianti i Pastrimit i cili do të mbledh gjithçka, përfshirë edhe vajrat në sipërfaqe të ujit. ”Ky është një investim i përkryer që disiplinon qoftë mbetjet e ngurta, ato plastike dhe vajrat. Gjithashtu edhe investimi që ka filluar në grykëdershjen e Ishmit, do të çojë në dy numrin e grykëderdhjeve të lumenjve që rehabilitojmë”Një tjetër ndërhyrje emergjente e këtij lloji mendohet të bëhet edhe në lumin e Gjanicës në Fier, i cili në vend të ujit lëviz në formën e një rrjedhe hidrokarburesh. “Kemi një problematikë shumë të madhe kryesisht me hidrokarburet. Industria e naftës kryesisht në zonën e Fierit, Ballshit, ka sjellë një ndotje të tejskajshme në lumin e Gjanicës. Fatkeqësisht nuk kemi mundur deri sot që të zgjidhim këtë problematikë në mënyrë definitive por besoj shumë shpejt një nga aksionet e Ministrisë së Mjedisit para fillimit  të sezonit turistik do të jetë edhe ndërhyrja në këto aktivitete për të mundësuar një vijë bregdetare sa më të pastër, të shëndetshme për qytetarët shqiptarë dhe ata të huaj”. Duhet theksuar se kjo është e para ndërhyrje që Ministria e Mjedisit ka ndërmarë në pjesën më të rrezikuar e më të brishtë të mjedisit tonë, lumenjëve.

Sicred