KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Inagurohet flota e pastrimit dhe mirëmbajtjes
Inagurohet flota e pastrimit dhe mirëmbajtjes

Inagurohet flota e pastrimit dhe mirëmbajtjes

Qeveria shqiptare ka inaguar të martën krijimin e flotës që do t’u shërbejë ndërmarrjeve të pastrimit dhe mirëmbajtjes sistematike të kanaleve të ujitjes dhe kullimit. Në portin e Durrësit kanë mbërritur 61 ekskavatorë. “Synimi ynë është që bashkitë e reja me këto mjete të krijojnë bërthamën e ndërmarrjeve të pastrimit dhe mirëmbajtjes sistematike të kanaleve të ujitjes dhe kullimit, që të mos kemi më jo mijëra kilometra, po asnjë metër kanal të bllokuar nga dherat, plehrat, inertet, gjithë senidmentet” tha kryeministri Edi Rama i cili mori pjesë në cermoninë e rastit. Qeveria shqiptare synon që në operacionet e pastrimit të kanaleve dhe kolektorëve të heqi deri 7-10 milionë metra kub dhera në vit. Aktualisht hiqet deri 3.5 milionë metër kub. “Jam i kënaqur që do shpëtojmë nga telefonatat, mesazhet, emailet, alarmet e kryetarëve të bashkisë që kërkonin ekskavatorë” tha kryeministri. Vitet e fundit Shqipëria është përballur me përmbytje të shumta që kanë sjellë dëme të mëdha. Një nga arsyet kryesore ka qenë mosmbajtja në gadishmëri e rrjetit të kanaleve të ujitjes dhe kullimit, pasi flota e tyre ka qene tërësisht e amortizuar. Zoti Rama tha se qeveria e tij ka investuar tre herë më shumë investime se qeveria e kaluar dhe ka dëmshpërblyer edhe pagesat e lëna prej saj. Deri më tani, Shqipëria kishte në dispozicion vetëm 41 ekskavatorë, të amortizuar të cilët e kishin gati të pamundur të mirëmbanin kanalet vaditese dhe kulluese. Mbi 2 mijë km kanale vaditese dhe kulluese u pastruan në dy vite, por mbetet ende shumë punë për të përmbushur premtimin për ujin në çdo parcelë për fermerët.

Sicred