KRYEFAQJA » LAJME » Inagurohet Arena Spotive “Dhimitraq Goga”, Rama: “Të hartojmë një ligj të ri për sponsorizimet në sport dhe kulturë!
Inagurohet Arena Spotive “Dhimitraq Goga”, Rama: "Të hartojmë një ligj të ri për sponsorizimet në sport dhe kulturë!

Inagurohet Arena Spotive “Dhimitraq Goga”, Rama: “Të hartojmë një ligj të ri për sponsorizimet në sport dhe kulturë!

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar hartimin e një ligji të ri për sponsorizimet në sport dhe kulturë, si një mundësi për zhvillimin e sportit në vend. Zoti Rama e bëri këtë premtim në ceremoninë e inaugurimit të Arenës Spotive “Dhimitraq Goga” në Durrës, një investim tërësisht privat i Akademisë  “Goga Basket”.

I befasuar nga pallati i ri i sportit zoti Rama tha se “Nuk e mendoja që do gjeja një infrastrukturë dinjitoze të një pallati sporti në të gjithë kuptimin e fjalës dhe mirënjohja i shkon ideatorit dhe të shërbejë kjo për t’u shtuar në të gjithë vendin”. Ai bëri thirrje që autoritete e sportit që qeveri të jenë “… në lartësinë e detyrimit tonë për t’i mbështetur këto nisma dhe bashkë me komunitetin e basketbollit t’i hapim rrugë një ligji për sponsorizimet në sport dhe në kulturë dhe të jetë një rrugë për më shumë mbështetje financiare për sportin”. “Kjo është një mundësi e madhe për financim, por dhe të tërheqim më shumë fëmijë në këtë sport, siç është basketbolli” tha zoti Rama, i cili në rininë e tij ka qenë basketbollist i ekipit të “Dinamo”-s, por edhe pjestar i ekipit kombëtar.

Kryeministri zgjodhi fjalët më të mira për ideatorin dhe krijuesit të kësaj arene sportive, biznesmenin Igli Goga, i cili e solli këtë vepër në shenjë kujtimi dhe respekti për legjendën të basketbollit shqiptar Dhimitraq Goga. Ai mbahet mend si pjestar i plejadës së pas luftës, që ngriti basketbollin shqiptar në nivele ndërkombëtare. “Nuk është e thjeshtë të merresh me sport, por fal mbështetjes së miqve arrita të bëjmë këtë. Pallati i Sportit në Durrës ishte i vogël për ne dhe në arritëm të bëjmë këtë pallat sporti” tha Igli Goga.
Presidenti i FSHB, Avni Ponari tha se për federatën është ditë me emocione sepse, Igli Goga diti të tregojë se biznesi di të bëjë një pallat sporti modern. “FSHB i jep medaljen dhe mirënjohjen” tha me këtë rast zoti Ponari.

Arena sportive “Dhimitraq Goga”, ndodhet pak kilometra afër qytetit Bregdetar të Durrësitr. Ajo ka një kapacitet prej 700 spektatorësh me qëllim zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe kulturore, por edhe fusha të tjera të hapura për tu stërvitor dhe luajtur basketboll.

Para Mbrapa
Para Mbrapa
Sicred