KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Inagurohet ambasada amerikane në Londër, një nga më të shtrenjtat

Inagurohet ambasada amerikane në Londër, një nga më të shtrenjtat

Këto janë imazhet e para të ndërtesës më të shtrenjtë që është ndërtuar ndonjëherë dhe që do të jetë Ambasada amerikane në Londër. Për të qenë e mbrojtur nga sulmet terroriste do të jetë e rrethuar nga uji. Ambasada, që po ndërtohet në zonën “Nine Elms” në Londër, do të jetë ambasada më e kushtueshme në botë. Në çdo kat të saj do të ketë një kopësht. Shpenzimet do të arrijnë 1 miliard dollarë. Për rritje të sigurisë u desh që fillimi i ndërtimit të godinës të shtyhej. Ajo do të hapet në janar për publikun dhe personeli prej 800 personash do t’u shërbejë 1 mijë personave në ditë. Ambasadori i SHBA-së në Londër, Udi Xhonson, tha se presidenti, Donald Trump, mund të vijë në shkurt për të bërë inagurimin zyrtar të saj.

Sicred