KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » In Memoriam të at Zef Pllumit

In Memoriam të at Zef Pllumit

“Mbresëlënës, besimi dhe gëzimi që shprehnin sytë e At. Zef Pllumit pas vuajtjeve dhe qëndresës mbinjerëzore” – kështu e përshkruan takimin me At. Zef Pllumin studjuesja dhe përkthyesja e veprës “Rrno për me tregue” në gjuhën frënge Odile Daniel. “Bujaria, fisnikëria dhe madhështia e shpirtit të tij janë cilësi që spikatnin menjëherë në rrëfimin e tij”. Një ekspozitë kushtuar françeskanit të fundit dhe rëndësisë së veprës së tij ishte preludi i ftesës për në Bibliotekën Kombëtare ku merrnin pjesë studjues dhe shkrimtarë si dhe ministrja Kumbaro. Vepra Rrno për me tregue e ribotuar me shtesa dhe shënimet e tij të fundit në botimin françeskan 10 vjet liri janë një ftesë për thellimin tek edukimi dhe përparimi i kombit. “Në librin “10 vjet liri” del në pah një element interesant momentin që At Zef Pllumi lirohet nga burgu kthehet në Shkodër, dëshironte se si me u rrëzu sistemi i asaj kohe. Dhe me datën 14 janar të vitit 1990 del me pretekstin për të blerë bukë, shkon në Shkodër në piacën kryesore tuj prit se kur po rrëzohet busti i Stalinit për me marrë pjesë edhe ai fizikisht jo vetëm me ide në rrëzimin e bustit” tha At Viktor Demaj. Teksa shumë prej të pranishmëve kanë ndarë kujtimet si e kanë njohur patër Zefin drejtoresha e Bibliotekës kombëtare e fokusoi vëmendjen tek shqiptimi i munguar i ndjesës. “Shoqëria shqiptare gjendet sot në momentet më të rëndësishme të historisë së vet, përballjen etike me të shkuarën e saj komuniste, formulimin e të pafalshmes dhe shqiptimin e ndjeses. Kjo ekspozitë modeste In Memoriam të at Zef Pllumi le të jetë pragu i rikthimit të dëshmisë në zemren e lënduar të historisë” tha drejtoresha e Bibliotekës kombëtare Persida Asllani. Ministrja e kulturës Kumbaro theksoi se hapja e dosjeve të komunizmit është rruga për paqtimin edhe si një amanet i françeskanit të fundit At Zef Pllumi.

Sicred