KRYEFAQJA » LAJME » Imuniteti i Tahirit, priten raporte të ndara
Imuniteti i Tahirit, priten raporte të ndara

Imuniteti i Tahirit, priten raporte të ndara

Këshilli i Rregullores, Imuniteteve dhe Mandateve, pritet të hartojë raportin lidhur me çështjen e imunitetit të ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, i cili akuzohet nga prokuoia si i përfshirë në afera kriminale, ndërsa kërkohet leja për arrestimin e tij. Pas përfundimit të dëshmive të prokurorëve dhe vetë ish ministrit Sajmir Tahirit, opozita dhe shumica kanë shkëmbyer kundërshti për mënyrën sesi duhej të vijonte procedura.
Opozita akuzoi kreun e Kuvendit se po e mbyll për mediat mbledhjen e Këshillit, ndërsa kreu i grupit parlamentar socialist Balla tha se PS do t’i japë drejtësisë gjithë hapsirën që kërkon për hetim. Duket mjaftë e vështirë që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët për të dalë me një raport. Maxhoranca thotë se është e gatshme të japi leje për hetimin e mëtejshëm të zotit Tahiri, ndërsa opozita kërkon arrestimin e tij. Ka shumë mundësi që maxhoranca dhe opozita ti paraqesin parlamentit dy raporte të ndarë. Seanca parashikohet të mblidhet të mërkurën.

Sicred