KRYEFAQJA » LAJME » Imuniteti i ish ministrit, të premten diskutimi
Imuniteti i ish ministrit, të premten diskutimi

Imuniteti i ish ministrit, të premten diskutimi

Në parlamentin shqiptar Këshilli i Rregullores dhe Mandateve pritet të mblidhet të premten para dite pas kërkesës së prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit socialist, ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Kjo u bë e ditur nga kreu i parlamentit Gramoz Ruçi në një konferencë për mediat.
PD nëpërmjet deputetit Eduard Halimi e akuzoi zotin Ruçi se po kërkon kohë që të shkatërrojë provat që sipas opozitës lidhin ish ministrin e brendshëm Tahiri me kryeministrin Rama.
Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se grupi i tij nuk do të bëhet pengesë për drejtësinë.
Ende nuk është e qartë se kur parlamenti do të mblidhet në seancë plenare për të vendosur për fatin e deputetit socialist.

Sicred