KRYEFAQJA » LAJME » Imeraj u dorëhoq nga Kushtetuesja. Komisionet e Vettingut i ndërpresin kontrollin e pasurisë

Imeraj u dorëhoq nga Kushtetuesja. Komisionet e Vettingut i ndërpresin kontrollin e pasurisë

Komisionet e Vettingut ndërpresin kontrollin e pasurisë dhe figurës për ish anëtarin e gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj. Vetë trupa e gjyqtarëve filtrues bën me dije se për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit kushtetues, komisionet e Vettingut kanë vendosur ndërprerjen e procedurave të rivlerësimit për këtë subjekt.

Kjo është e hera që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton ndërprerjen e procedurave të rivlerësimit për një gjyqtar të lartë pas dorëheqjes së tij. Neni 56 i ligjit të vettingut detyron komisionet të ndërpresin kontrollet nëse subjektet dorëhiqen nga detyra.

Por në të njëjtin nen thuhet se subjektet duhej ta kishin dorëzuar dorëheqjen jo me vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit të vettingut, çka do të thotë se dorëheqja e zotit Imeraj do të ishte e vlefshme deri në prill të vitit 2017.

Ndërsa kanë pushuar kontrollet e pasurisë për Besnik Imerajn, komisionet e Vettingut pritet të publikojnë rezultatet për 95 subjekte të tjera të gjyqësorit, prokurorë e gjyqtarë, një pjesë e tyre janë në postet drejtuese të piramidës së drejtësise, ndërsa një pjesë tjetër janë kandidatë në garë për institucionet e reja të reformës në drejtësi.

Gjyqtarët kushtetues janë të parët që po kalojnë filtrat e vettingut, mes emrave që po kontrollohen është prokurorja e përgjithshme Arta Marku, gjyqtarët në detyrë të Gjykatës së Lartë dhe në fund të gjithë ata prokurorë dhe gjyqtarë që u përzgjodhen nga shorti i rastësishëm për tu kontrolluar.

Sicred