KRYEFAQJA » LAJME » Ilir Meta zgjidhet president i Shqipërisë
Meta: Votimi kundër SHBA-së , nuk pasqyron një qëndrim shtetëror dhe qëndrim e konsensus mbarëkombëtar

Ilir Meta zgjidhet president i Shqipërisë

Parlamenti shqiptar ka zgjedhur zotin Ilir Meta si president të ri të Shqipërisë. Ai ka marrë 87 vota pro dhe dy kundër, në votimin e fshehtë ku mungonin disa deputetë të maxhorancës, por edhe opozita e djathtë, e cila prej disa kohësh po bojkoton parlamentin. Rezultati i votimit u prit me duartrokitje nga deputetët e pranishëm dhe të ftuarit në sallë. Zoti Meta, 48 vjeç, do të jetë presidenti i shtatë i Shqipërisë postkomuniste.

“Unë do të bëj çdo gjë për të justifikuar besimin tuaj, por jo vetëm para jush, por gjithë qytetarëve dhe kushtetutës” tha zoti Meta në fjalimin e tij të parë si president .  “Të bëjmë çdo gjë për stabilitetin e vendit dhe legjitimetin e institucioneve tona në mënyrë që të mos sakrifikojmë ato që kemi arritur” tha ai ndërsa ju referua ngjarjeve në Maqedoni.

“E vërteta është mjaft e qartë dhe kokëfortë për të gjithë ne që kemi bërë përpjekje gjatë këtyre tre javëve për të evituar këtë ngërç dhe këtë situatë të pamerituar për qytetarët tanë” u shpreh zoti Meta, por shtoi se “Ende ka kohë për të krijuar atmosferë krejtësisht tjetër për zgjedhjet e ardhshme në mënyrë që më 24 korrik ditën kur presidenti të betohet jo vetëm kjo sallë të jetë plot, por Shqipëria të jetë më e qetë se sa sot, por dhe me një të ardhme akoma më solide”.

Ndërkaq Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar zgjedhjen e zotit Meta në postin e kreut të shtetit nëpërmjet një mesazhi në Fajsbuk. Ajo u shpreh për bashkëpunim për të adresuar sfidat që ka vendi në të ardhmen. Mesazhe të tjera i kanë mbërritur nga presidenti aktual Nishani, nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, kreu i AKR-së Begjet Pacolli, kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias, por edhe presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov.

Sicred