KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ilir Meta në Konferencën në Vienë
Presidenti i ri, LSI mbledh firma për Metën

Ilir Meta në Konferencën në Vienë

Në konferencën me temë “Brexit, BE, SHBA dhe roli i Shqipërisë për stabilitetin dhe sigurinë në rajon” në Vjenë, kryetari parlamentit Ilir Meta tha se, Bashkimi Europian nuk duhet ta shohë Ballkanin si një lgjae, por një rajon i integruar në BE. Shqipëria tha zoti Meta po ecën përpara në mënyrë të qëndrueshme në rrugëtimin e saj drejt integrimit europian dhe, është një shembull pozitiv që dëshmon se integrimi në BE mund të shërbejë si një motor për procesin e reformave në vend. “Shqipëria po bën pjesën e saj për të rritur standardet e qeverisjes dhe të tregojmë rezultate konkrete partnerëve tanë europianë. Reforma vendimtare dhe historike në drejtësi do të rindërtojë të gjithë sistemin e drejtësisë dhe shpresojmë ta riorganizojë për mirë. Kjo reformë kushtetuese historike do të forcojë shtetin e së drejtës, do të krijojë një sistem drejtësie më të paanshëm”, është shprehur kreu i kuvendit në konferencën me temë “Brexit, BE, SHBA dhe roli i Shqipërisë për stabilitetin dhe sigurinë në rajon” që po mbahet në Vjenë.

Sicred