KRYEFAQJA » LAJME » Ilir Daja; Trajneri i Skënderbeut
Ilir-Daja, trajner, i ri, skenderbeu, futboll, sport

Ilir Daja; Trajneri i Skënderbeut

Ilir Daja është zyrtarisht trajner i Skënderbeut. Në daljen e tij të parë para mendiave, Daja u shpreh optimist teksa deklaroi se objektivi i tij është sinkron me atë të skuadrës, të shpallet sërish kampion. Ai deklaroi se skuadra ka nevojë për përforcime dhe sëbashku me presidentin Takaj janë duke përzgjedhur emrat që do të veshin fanellën e kampionëve në fuqi për pjesën tjetër të sezonit. Daja deklaroi se nuk ka një afat të përcaktuar qëndrimi në drejtimin e Skënderbeut, pasi do të jetë puna e tij dhe e skuadrës që do të vendosë për të ardhmen e tij. I pranishëm në prezantimin e trajnerit të ri, presidenti I Skënderbeut, Ardian Takaj shprehu besimin e plotë që ka ai dhe bordi drejtues i skuadrës tek aftësitë e Ilir Dajës. Të mërkurën Skënderbeu ka nisur përgatitjet për pjesën e mbetur të kampionatit.