KRYEFAQJA » LAJME » IKMT, shembja e mureve rrethuese sjell përplasje të pronarëve me forcat e policisë.

IKMT, shembja e mureve rrethuese sjell përplasje të pronarëve me forcat e policisë.

Zbatimi i një urdhri nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për shembjen e mureve rrethuese të 6 banesave në kryeqytet ka sjellë përplasje të pronarëve me forcat e policisë.

Banorët duke kundërshtuar shembjen e shtëpive dhe mureve kanë gjuajtur me gurë në drejtim të uniformave blu, çka ka sjellë edhe ndërhyrjen e forcave Shqiponja dhe atyre të FNSH-së.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Faik Konica”, ndërkohë që mësohet se janë shoqëruar në ambientet e policisë 4 banorë. Pas gjithë kësaj përplasje një pjesë e banorëve kanë nisur vetë të prishin muret rrethuese të banesave të tyre.

Në këtë zonë prej kohësh banorët kanë patur përplasje të tilla, pas prishjes dhe zgjerimit të rrugës afër stadiumit ku dhe do të bëhet zgjerimi i rrugës që lidh stadiumin kombëtar me Fakultetin Filologjik.

Familja Durma deklaron se murin e ka ngritur në vitin 1991 me leje, kurse IKMT e ka kundërshtuar duke thënë se muri ishte ndërtuar pa leje së fundmi.

Sicred