KRYEFAQJA » LAJME » IKMT prish 24 objekte në qytetin e Patosit

IKMT prish 24 objekte në qytetin e Patosit

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi shembjen e 24 objekteve në qytetin e Patosit. E paralajmëruar muaj më parë shembja e këtyre objekteve ka ardhur për shkak të zbatimit të projektit për rikualifikimin urban të sheshit Republika. 24 pronarët e objekteve kundërshtojnë këtë veprim që sipas tyre është i jashtëligjshëm. Objektet në fjalë janë kryesisht njësi tregtimi, një pjesë e objekteve të egzekutuara sot ishin ndërtuar pas viteve 1990 por ishin të legalizuara dhe me dokumentacionin përkatës.

Sicred