KRYEFAQJA » LAJME » IKMT nis një operacion në zonën e Potamit në Dhërmi

IKMT nis një operacion në zonën e Potamit në Dhërmi

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një operacion në zonën e Potamit në Dhërmi, pranë rrugës kombëtare, në përputhje të zbatimit të projektit të planit rregullues që përfshin zonat e bregdetit. Një objekt pesë katësh, hotel dhe një tjetër objekt është shembur. Të dyja godinat kishin funksion tregtar. Në aksionin e IKMT janë parashikuar të shemben edhe të tjera objekte përgjatë bregdetit për ti hapur rrugë më pas projektimt që përfshin planin rregullues të këtyre zonave. Forcave të IKMT iu janë bashkuar efektivët e policisë së shtetit dhe FNSH, për të evituar problematikat që mund të krijohen. Përpara se objekti 5 katësh në Potam të shembej, pronarët e tij kanë kërkuar nga IKMT të njihen me vendimin e këshillit të ministrave, edhe pse prej dy ditësh objekti ka nisur të zbrazet. Burime nga IKMT kanë konfirmuar se shembja e objektit nuk do të kryhet me shpërtyhim të komanduar për shkak të frikës së dëmtimit të rrugës, port do të prishet nga mjetet e IKMT. Ndërkohë prishja e objektve të tjera përgjatë zonës nga Dhërmiu në Himarë do të kryhet në dy muajt në vazhdim, duke përfshirë lokale, apo objekte të tjera të cilat tashmë janë lajmëruar nga IKMT.