KRYEFAQJA » LAJME » IGJEUM: Situata po përmirësohet
IGJEUM: Situata po përmirësohet

IGJEUM: Situata po përmirësohet

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njoftoi se situata e vështirësuar ditët e fundit ka nisur të normalizohet dhe rreziku i përmbytjeve ka kaluar. Sipas këtij instituti lumi Vjosa pritet të ulë ndjeshëm prurjet përgjatë ditës së dielë dhe ditës së hënë. IGJEUM njofton se janë hequr paralajmërimet për vazhdimin e përmbytjes në qarqet Fier dhe Vlorë. Sipas llogaritjeve të institutit në pjesën fushore të këtij lumi do të ulet ndjeshëm rreziku nga përmbytja. Përgjatë mbrëmjes të së dielës lumi Vjosa do të kthehet në shtratin e vet natyral. Për pjesën tjetër të territorit nuk parashikohet rrezik i shtuar nga përmbytjet e lumenjve, njofton IGJEUM. Megjithatë rreshjet e shiut do të vazhdojnë,intensiteti i tyre do të jetë i ulët.

Sicred