KRYEFAQJA » LAJME » Idrizi: Të caktohet një grup prokurorësh pranë KQZ për shmangien e vjedhjes së votes

Idrizi: Të caktohet një grup prokurorësh pranë KQZ për shmangien e vjedhjes së votes

Dy muaj para zgjedhjeve, partia aleate të koalicionit qeverisës PDIU, kërkon ndryshimin e sistemit aktual zgjedhor, ndërkohë që për të bërë një gjë të tillë, duhet të ndryshohet kushtetuta. “Propozojmë që partitë të hyjnë të vetme në zgjedhje” tha Idrizi. Nga Librazhdi, kreu i PDIU-se Shpëtim Idrizi propozoi caktimin e një grupi prokurorësh specialë pranë KQZ-së për të shmangur fenomenin e blerjes së votës. Idrizi akuzoi pikërisht dy partitë e mëdha se u vjedhin votën partive të vogla. “Kam dëgjuar gjatë gjithë kësaj kohe që flitet për vjedhjen e votës dhe padyshim këto janë fenomene që kanë ndodhur. Kanë ndodhur nga ato parti që sot po ankohen çdo ditë. Çdonjëri nga ju ka një pyetje. Pse blerja e votës qënka e dënueshme nga ligji vetëm kur u vidhet qytetarëve? Po kur dy partitë e mëdha na vjedhin neve partive të vogla votat, pse nuk është vjedhje kjo dhe tjetërsim i interesit qytetar” tha kreu i PDIU-së. Kreu i PDIU-së, gjithashtu i bëri thirrje Ramës dhe Bashës të ulen në tavolinë në mënyrë që t’i japin një zgjidhje krizes aktuale ku ndodhet vendit, duke bërë një pakt kombëtar.

Sicred