KRYEFAQJA » LAJME » Idrizi i PDIU: Duam te kthejmë shpresën për të mos ikur nga Shqipëria!
shpetim-idrizi, PDIU, Idrizi, Duam te kthejmë shpresën, për të mos ikur nga Shqipëria

Idrizi i PDIU: Duam te kthejmë shpresën për të mos ikur nga Shqipëria!

Për shqiptarët që po ikin përditë për shkak të politikës 27-vjeçare që flet për reforma, por bën zig-zake e na lë në vend”, ka folur kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi gjatë takimit elektoral në qytetin e Beratit. “Shqiptarët po ikin përditë, këtë vit janë 20 mijë shqiptarë që po e braktisin këtë vend për shkak të politikës 27-vjeçare që flet për reforma, por bën zig-zake e neve na le në vend. Flasin për reforma, por sa vijnë në pushtet bëjnë pauza. Flasin për integrimin, por kur dalin në opozitë ngrenë çadra një herë njëra palë, e një herë pala tjetra. Ne nuk duam politikanë që të konkurojnë për të qenë më të zot se aktorët e humorit, apo që na tregojnë librin “Liza në botën e çudirave” me atë që po ndodh në Shqipëri. Ne na duhen djem dhe vajza seriozë, që përfaqësojnë Beratin, që nuk janë të importuar nga Berati e ta shohin atë në kartolina. Kjo është arsyeja që ne duhet të bëhemi bashkë që t’u kthejmë shqiptarëve shpresën, një kumpt kombëtarist që ta duan këtë vend. Kumpti ynë kombëtarist është koha, sepse shqiptarët sot janë në kohën e lirisë, të vlerave, në kohën e më të mirëve, në kohën e kauzave idealiste dhe kombëtariste” . Kryetari i PDIU-së theksoi se ndarja në 12 zona zgjedhore është e padrejtë, pasi vota nuk është e barabartë në të gjithë qarqet. “A mund të më thoni pse sot e kemi ndarë Shqipërinë në 12 qarqe? Unë e di shumë mirë, padrejtësia historike neve na ndau në 5 shtete. Nuk e kuptoj pse na ndau në 12 qarqe dhe jo në 4 apo 5. Për të nxjerrë një deputet në Qarkun e Beratit duhen 13-15 % e votave, kurse në Tiranë duhen 2.7% e votave. Pse në Kukës për të nxjerrë një deputet duhen 33% e votave. Kjo është arsyeja pse vota e shqiptarëve nuk është e barabartë me këtë ndarje. E duam Atdheun, e duam kombin, i duam të gjithë shqiptarët aty ku i ka vënë Zoti nga Preveza në Mollën e Kuqe. PDIU rritet përditë, një parti e interesit kombëtar, çështjen çame e kemi bërë pjesë dhe plotësuese të hartës identitare të kombit shqiptar. Ne jemi parti që jemi gati të mbështesim në çdo rast interesat e shqiptarëve kudo që ata janë”,- tha kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Sicred