KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Identifikohet skiatori francez
Identifikohet skiatori francez

Identifikohet skiatori francez

Një skiator francez, i cili u zhduk më shumë se 60 vjet më parë, më në fund është identifikuar. Pjesë të trupit të tij dhe pajisjet e skive u gjetën në 2005 në lartësinë mbi 3.000 metra të Malit të Bardhë në rajonin e Aostës pranë kufirit zviceran në Italinë veriore. Trupi I gjetur dukej shumë mirë duke patur parasysh vitet të kanë kaluar dhe kushtet atmosferike, tha Marinella Laporta i njësisë policore të mjekësisë ligjore në Torino. Hetuesit vlerësuan se personi ishte rreth 1.75 metra i gjatë, i moshës rreth 30 vjeç, ndërsa vdekja e tij kishte ndodhur në pranverë. Pranë tij u gjetën gota, një orë dhe pjesë të këmishës së tij me inicialet e qëndisura. Duke mos bërë asnjë përparim me identifikimin, prokurori i luginës së Aostës vendosi në fund të qershorit të dërgojë gjetjet e hetimit në faqen e tij në Facebook duke u kërkuar lexuesve të përhapin informacionin, veçanërisht në Francë dhe Zvicër. Francezja Emma Nassem dëgjoi historinë në radio dhe tha se njeriu i zhdukur mund të jetë xhaxhai i saj, Henri Le Masne, i lindur në 1919, i cili u zhduk ndërsa bënte ski pas një stuhie pranë Matterhorn në vitin 1954. Roger Le Masne, vëllai më i vogël i Henri, tani 94 vjeç, tha se pas zhdukjes, kishte shkuar në hotelin ku ishte qëndruar i vëllai i tij dhe kishte gjetur disa sende personale, përfshirë edhe paratë, pasi ai u zhduk në 26 mars 1954. Policia tha se një fotografi e ofruar nga familja tregoi syzet që përputhen me ato që gjetën hetuesit. Por ka qenë testi i ADN-së ai që ka konfirmuar identifikimin e personit.

Sicred