KRYEFAQJA » LAJME » Identifikohet personi që postoi armët në Rinas
Gjiknuri: Siguria e aeroporteve dhe pasagjerëve prioritet i aviacionit civil

Identifikohet personi që postoi armët në Rinas

Një ditë pasi në Aeroportin e Rinasit u kapën 3 pako me pjesë përbërëse të armëve luftarake, polica bënë të mundur identifikimin e personit që dorëzoi pakon. Për arsye hetime nuk bëhet i ditur emri i personit që ka çuar deri në Rinas pakot me armë të cilat mendohet se do të niseshin nga Shqipëria për në Greqi me destinacion final Anglinë. Autoritet ligjzbatuese shqiptare në bashkëpunim me ato britanike kanë arritur të dokumentojnë plotësisht të gjithë skemën e ndërtuar. Sipas tyre në këtë rast kemi të bëjme më një tentativ të trafikimit ndërkombëtar të municioneve. Burime zyrtare të policisë së shtetit thanë se brenda pak orësh, do të bëhen të ditura detaje të këtij operacioni. Sipas policisë pjesët e armëve u gjetën gjatë skanimit të tre pakove , nga punonjësit e kompanisë “ICTS”. Gjatë skanimit të tre pakove të kompanisë postare “DHL”, tranzit kanë konstatuar pjesë armësh luftarake. Pjesët e armëve të gjetura në pako ishin të tipit kallashnikov. Burime nga policia thanë se pakot ishin nisur nga Tirana, ndërsa udhëtimi do të kryhej tranzit Tiranë-Greqi-Londër. Prokuroria, Drejtoria e Antiterrorit, Drejtoria e Krimit të Organizuar dhe SHISH kanë arritur të mëbrrijnë tek personi që ka dorëzuar pakot në Aeroport. Ndërkohë prej ditësh policia shqiptare ka rritur masat e sigurisë në aeroporte dhe institucione të rëndësisë së veçantë, kjo pas sulmeve terroriste në disa vende të Europës.

Sicred