KRYEFAQJA » LAJME » Identifikohet kufoma e groposur në Fier

Identifikohet kufoma e groposur në Fier

Trupi i pajetë i dekompozuar i gjetur në një kanal në fshatin Daullas në Fier i përket 36 vjeçarit Kreshnik Beqirajt. Policia ka arritur të zbulojë se viktima banues i Fierit mësohet të jetë vrarë me sende të forta në qershor të vitit 2017 nga shoku i tij 32 vjeçari Albert Zekaj. Ky i fundit u arrestua dje nga blutë e fierit. Viktima dhe autori kishin një njohje tre vjecare me njëri tjetrin , pasi ishin takuar në Belgjikë, ndërsa deri ditën e krimit ata kishin jetuar në të njëjtën shtëpi me qira në Fier. Pas marrjes në pyetje Zekaj pranoi autorësinë e vrasjes dhe hedhjen e kufomës në vendin ku u gjet. “Isha i dehur kur e vrarva Kreshnikun dhe pasi e pashë të vdekur e groposa” mësohet ti ketë thënë autori policisë. Viktima ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët, por nga veprimet e kryera si dhe nga dyshimet e familjarëve, në muajin Janar 2018 Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka nisur hetimet pasi dyshohej se ky shtetas mund të ishte vrarë ose rrëmbyer. Nga kryerja e veprimeve proceduriale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– një batanije e cila kishte shërbyer për transportin e trupit.
– një çekiç me të cilin autori ka kryer krimin;
– mbetje të trupit të cilat u dërguan pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminim të mëtejshëm.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com