KRYEFAQJA » LAJME » ICC: Barcelona mposht Juventusin 2-1

ICC: Barcelona mposht Juventusin 2-1

Barcelona hakmerret ndaj Juventusit. Në ndeshjen e vlefshme per International Champions Cup, turneu miqësor që po zhvillohet në SHBA, katalanasit fituan 2-1 ndaj bardhezinjve në ndeshjen e parë miqësore sezonale për të dyja skuadrat. Një super Neymar mposht Juventusin. Brazilianit i mjafton një pjesë loje për të shënuar 2 gola ndaj Juventusit të Massimiliano Allegrit. Aspak i ndikuar nga zërat e merkatos, braziliani zhvillon 45 minuta në nivel të lartë. Në MetLife Stadium të New Yorkut, blaugranat zbresin në fushë me Messi-Neymar dhe Paco Alcacer. Nga ana tjetër Allegri vendos të nisë lojën pa Dybalan dhe Higuain duke aktivizuar Mandukic,Sturaro, lemina dhe Bentacur. Djemte e Valverdes luajnë me ritëm të lartë dhe në minutën e 15 zhbllokojnë rezultatin me Neymar që kombinon me Paco Alcacer duke mposhtur Buffon. Braziliani shpërthen sërisht 11 minuta më vonë duke turbulluar të gjithë mbrojtjen bardhezi dhe me një të djathtë dërgon topin në rrjetë. Në mesin e pjesës së dytë Allegri vendos të hedhë në fushë Higuain, Dybalan, Alex Sandron, Douglas Costan dhe Cuadradon. La Joya me freskinë e tij ndryshon fytyrën e Juventusit. Është pikërisht ai që ekzekuton një goditje këndi dhe Chiellini me kokë ngushton diferencën e golave. Loja e bardhezinjve nuk bie dhe Higuain kishte shansin për të barazuar por gjuajtja e tij përfundon sipër traversës. Përfundon 2-1 për Barcelonën ndërsa takimi rradhës për kampionët e Italisë është me 26 korrik në Miami kundër PSG që u mund dje me rezultatin 4-2 ndaj Totenhamit. Në ndeshjen e luajtur në Orlando skuadra e Pochetinos zhvilloi një lojë superiore ndaj nënkampionëve të Francës duke siguruar fitoren vetëm në minutat e fundit të takimit. Në minutën e 6 është Cavani që kalon francezët në avantazh por anglezet kundërpergjigjen me dy gola fillimisht Eriksen në min 10 dhe më pas me Dier. Por 10 min nga fundi pjesës së parë, Pastore barazon shifrat. Duhet të vinte me pas minuta e 80 kur Alderweireld kaloi në epërsi Hotspurs dhe Kane në minuten e 88 vulosi fitoren 4-2.