KRYEFAQJA » LAJME » Bota » ICAN fiton Çmimin “Nobel për Paqen”
ICAN fiton Çmimin "Nobel për Paqen"

ICAN fiton Çmimin “Nobel për Paqen”

Organizata Ndërkombëtare për Zhdukjen e Armëve Bërthamore ka fituar Çmimin Nobel për Paqen 2017. Komiteti norvegjez që zgjedh fituesit, ka renditur më shumë se 300 nominime për çmimin e këtij viti. Njoftimi i çmimit u bë në Oslo këtë mëngjes, duke kulminuar keshtu një javë prestigjioze, në të cilën laureatët e çmimeve Nobel janë përzgjedhur si fitues për arritjet në mjekësi, fizikë, kimikë dhe letërsi. Berit Reiss-Andersen, kryesuesja e komitetit të Nobel-it, tha se organizata ndërkombëtare ishte nderuar me këtë çmim për “përpjekjet novatore për të arritur një traktat mbi ndalimin e përdorimit të armëve bërthamore. “Ne jetojmë në një botë ku rreziku i përdorimit të armëve bërthamore është më i madhi në histori”, deklaroi ajo, duke theksuar çështjen e Koresë së Veriut. Organizata Ndërkombëtare për Zhdukjen e Armëve Bërthamore është një koalicion i organizatave joqeveritare  i përbërë nga 100 shtete. Në pese vitet e fundit kjo organizate ka kontribuar për të patur një botë pa armë bërthamore, duke e konsideruar si drejtimin e ri të globit.

Sicred