KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ibrahimoviç firmos 3-golëshin e parë në kampionatin amerikan të futbollit
Ibrahimoviç firmos 3-golëshin e parë në kampionatin amerikan të futbollit

Ibrahimoviç firmos 3-golëshin e parë në kampionatin amerikan të futbollit

Ai mund të jetë 36 vjeç, por kjo nuk nënkupton se ka humbur sadopak nga shkëlqimi, rendimenti apo aftësia për të dhuruar spektakël. Zllatan Ibrahimoviç ka dëshmuar se mbetet një lojtar i jashtëzakonshëm, pasi ka realizuar të dielën në mbrëmje edhe 3-golëshin e tij të parë në kampionatin amerikan të futbollit. Suedezi e ka udhëhequr skuadrën e tij, Los Anxheles Galaksi, drejt një përmbysjeje 4-3 ndaj Orlando Sitit. Ndonëse skuadra e tij e mbylli pjesën në parë në disavantazh 1-2, Ibrahimoviçi barazoi gjithçka me fillimin e së dytës.
Ndonëse miqtë kaluan sërish në epërsi, në minutën e 55-të, ai vijoi të rikthejë barazinë në shifra me një tjetër gol në 12 minuta më pas.
Suedezi ka patur nevojë vetëm për 4 minuta për të gjetur golin e tij të 3-të në këtë takim dhe për të vulosur fitoren 4-3 të Galaksisë ndaj Orlando Sitit.
Ky ishte 3-golëshi i tij i parë në kampionatin amerikan të futbollit, aty ky Zllatan Ibrahimoviçi ka shënuar 15 gola në 14 ndeshje që i ka nisur si titullar.

Sicred