KRYEFAQJA » LAJME » IAAF I THOTË SËRISH “STOP” RUSISË

IAAF I THOTË SËRISH “STOP” RUSISË

IAAF, organizmi qeverisës i atletikës botërore ndalon sërish Rusinë të jetë prezente në aktivitetet e saj. 9 ditë para kampionatit evropian të atletikës që do të zhvillohet në berlin IAF nuk i jep leje federatës ruse të atletikës që të dërgojë atletët e saj në evropian, akuza për përdorim dopingu masiv vazhdon të mbetet në fuqi. “Këshilli IAAF njëzëri miratoi rezolutën se Federata ruse e atletikës nuk do të mund të përfaqësohet në evropian” – tha Rune Andersen, kreu i ekipit të grupit të punës të IAAF-it. Por ai theksoi se kishte pasur “shumë angazhim nga federata ruse, gjë që ka bërë “përmirësim të ndjeshëm” në përmbushjen e kërkesave të ripranimit të atletëve rusë në aktivitetet ndërkombëtare. “Në disa raste ata kanë shkuar përtej asaj që kërkohet”, tha norvegjezi, por duhet progres i mëtejshëm që federata ruse të pranohet sërish në gjirin tonë. Andersen tha se për Rusinë do të diskutohet sërish në takimin e ardhshëm të Këshillit të IAAF në Monako në dhjetor. Kur më parë në shtator, pas një takimi me WADA, Agjencinë Ndërkombëtare të Antidopingut, të jenë plotësuar tre kërkesa. Së pari, federata ruse e atletikës, duhet të paguajë për shpenzimet e bëra nga IAAF pas skandalit të dopingut, veçanërisht për ngritjen e grupit punues. Agjencia ruse anti-doping duhet të ripranohet nga WADA, me një kërkesë kryesore që është pranimi nga Moska se ka qenë ministria e sporteve ajo që ka organizuar dopingun e atletëve rusë. Dhe së fundi, autoritetet ruse duhet t’i rishqyrtojnë edhe njëherë të gjitha testet e dopingut të kryera në laboratorin e agjencisë ruse të antiopingut, në periudhën 2011-15. Më pas ka qenë presidenti i IAAF-it Sebastian Coe që ka marrë fjalën: “Progresi është bërë në fushat kyçe, por ka akoma zbrazëtira. Ne kemi parë ndryshime, i cili është shumë i dukshëm, por nuk kemi mbërritur ende në atë pikë ku çdo element i kritereve të jetë përmbushur e ne të rikthejmë federatën ruse të atletikës”. Ndërsa presidenti i Federatës ruse të atletikës Dmitry Shlyakhtin tha se kishte shpresuar për lajme më të mira.

“Ne jemi të zhgënjyer nga vendimi i marrë nga Këshilli i IAAF. Nuk mund ta fshehim se po mendonim për një vendim të plotë pozitiv, por të paktën në një rikthim të pjesshëm të Federatës ruse të atletikës. Por as kjo nuk ka ndodhur.

Gjithsesi ne do të vazhdojmë të punojmë drejt rikthimit të plotë të federatës tonë në atletikën ndërkombëtare”. Rusia është ndaluar që nga viti 2016 në pjesëmarrje e atetëve të saj në aktivitetet ndërkombëtare. Por një pjesë e tyre janë lejuar nga IAF të konkurrojnë si neutralë pas përmbushjes së kritereve të jashtëzakonshme të kualifikimit, në thelb duke demonstruar se ata kanë ardhur përmes testimit transparent anti-doping.

Sicred