KRYEFAQJA » LAJME » Bota » I nxehti ekstrem godet Europën
Europa gati për një tjetër valë të nxehti

I nxehti ekstrem godet Europën

Nga Britania e Madhe në Letoni duke kaluar nga Gjermania, veriu i Europës po përjetohet një valë e të nxehtit ekstrem dhe thatësirë me një shtrirje të pazakontë, duke shkaktuar vatra të shumta zjarri dhe kthyer në burim shqetësimi për fermerët për sa i përket të korrave të ardhshme. Në Saksin-Anhalt në pjesën qendrore të Gjermanisë u regjistrua në fillim të muajit në një rajon me pyje vatra më e madhe e zjarrit në 18 këto vitet e fundit, ku u shkrumbuan rreth 80 hektarë pyje. Gjithë rajonet lindore si dhe një pjesë e veriut të Gjermanisë janë të kërcënuara nga fillesat e zjarreve për shkak të mungesës së shiut prej disa javësh. Shërbimet meteorologjike parashikojnë temperatura rekord edhe pergjate kesaj fundjave që mund të arrijnë, ose të tejkalojnë në disa zona të 34 gradë Celsius, ndërsa vala e të nxehtit pritet të vijojë edhe në javët e ardhshme. Në Poloni janë rreth 91 000 ferma, 1,5 milionë hektarë tokë që janë goditur nga një thatësirë  e paprecedentë, sipas Ministrisë së Bujqësisë. Duke i përshkruar si humbje kolosale, Varshava i kërkoi BE-së një ndihmë financiare. Në Letoni dhe Lituani fermerët po vuajnë gjithashtu një thatësirë të zgjatur, më e dëmshmja prej disa dekadash, sipas drejtuesve lokalë. Letonia shpalli në muajin qershor gjendjen e katastrofës kombëtare në sektorin e bujqësisë, dhe i kërkoi BE-së që t’u ofrojë fermerëve subvencione para afatit të parashikuar. Në perëndim të vendit, një zjarr masiv çoi të mërkurën në evakuimin e një fshati, dhe forcat zjarrfikëse po luftojnë akoma për normalizimin e situatës. Në perëndim të Europës, Britania e Madhe mund të përjetojë një verë rekord nëse temperaturat vijojnë të mbeten mbi mesataren. Vendi ka regjistruar vetëm 47 milimetra shi mes 1 qershorit dhe 16 korrikut, një shifër e njëjtë me verën më të thatë të vitit 1961.

Sicred